Starton projekti “Forcimi i rolit të studentëve në vendimmarrje dhe lobimi i interesave të tyre përmes medias studentore”


Këshilli Kombëtar Studentor ka si qëllim që përmes “Forcimi i rolit të studentëve në vendimmarrje dhe lobimi i interesave të tyre përmes medias studentore” të nxisë studentët në përfshirje për hartimin dhe monitorimin e politikave arsimore.
Përmes këtij projekti komuniteti studentor shqiptar do të informohet cilësisht për platformat e kandidatëve për drejtues universiteti/fakulteti dhe do të jetë palë në hartimin e programeve të tyre drejtuese. Gjithashtu ne do të nxisim sa më shumë studentë që të kandidojnë për anëtar të bordeve të ndryshme kolegjiale vendimëmarrëse që funksionojnë pranë institucioneve akademike.
Këshilli Kombëtar Studentor do të ngrejë grupe pune në partneritet me përfaqësuesit e zgjedhur në 11 Universitetet Publike të Republikës së Shqipërisë. Këto grupe do të ndërveprojnë në përputhje me objektivat e projetit për të realizuar të gjitha aktivitetet e parashikuara, si psh. Seancat dëgjimore me kandidatët, tryezat e rrumbullakëta ku studentët do të shprehin qëndrimet e tyre ndaj cështjeve të caktuara në arsim, tabela informative për njohjen e kandidatëve për rektor/dekan/anëtar i këshillit shkencor/anëtar i këshillit administrativ/anëtar i senatit, trajnime informuese për mënyrën e votimit ditën e zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve/fakulteteve, sondazhe paraprake për rezultatin, botimin dhe lobimin e platformave studentore që do tu propozohen kandidatëve fitues për zbatim, etj.
Pikë e fortë e këtij projekti do të jetë e vetmja media kombëtare e studentëve, Gazeta “Studenti Shqiptar”. Kjo gazetë e përjavshme do të botohet dhe do t’u shpërndahet falas studentëve, pedagogëve e drejtuesve të arsimit të lartë në të gjithë vendin. Synimi i saj do të jetë promovimi dhe ballafaqimi i platformave të kandidatëve për të drejtuar universitetet/fakultetet publike në vend. Përballja e pretedentëve do të ndihmojë studentët në zgjedhjen dhe votimin e alternativës më të mirë, por njëkohesisht pëmes gazetës ata mund të shprehin qëndrimet dhe sugjerimet e tyre rreth politikave arsimore.
1. Rritjen e përfaqësimit të studentëve në proceset e vendimmarrjes në universitete.
2. Përfshirjen e propozimeve studentore në politikat drejtuese.
3. Evidentimi dhe publikimi i problemeve të arsimit të lartë shqiptar pranë drejtuesve më të rinj të instancave akademike.
4. Prezantimi i projekteve të kandidatëve për drejtues të institucioneve akademike pranë komunitetit studentor.
5. Informimi i studentëve mbi ligjet, VKM-të dhe aktet e tjera normative në lidhje me institucionet e arsimit të lartë.
6. Publikimi i informacioneve me interes për studentët përmes tryezave të debatit, konferencave, trajnimeve e botimeve të ndryshme.
7. Informimi i drejtë dhe i paanshëm i studentëve mbi platformat drejtuese të kandidatëve dhe profilet e tyre akademike.
8. Trainimi i studentëve për procedurën e votimit në ditën e zgjedhjeve për rektor/dekan/anëtar i këshillit shkencor/anëtar i këshillit administrativ/anëtar i senatit.

Ky zë u postua te Kush mund te votoje. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s