Provimi për profesionet, do bëhet në mënyrë elektronike

Ekpertët e arsimit kanë publikuar pyetjet dhe tregojnë mbi proçedurat se si do të bëhet, provimi i shtetit për 11 profesionet i cili do të bëhet pas datës 15 janar. Ky është një test shembull. Ai përmban 50 pyetje me alternativë. Provimi do të bëhet elektronikisht dhe fillimisht do të vendoset gishti në aparaturë ku do të dalin në ekranin e kompjuterit të dhënat personale të kandidatit dhe më pas do të testohen. Autoritetet e arsimit shpjegojnë se në këtë test nuk ka vend për abuzime, sepse kandidatët do të ballafaqohen me përgjigjet nëse janë të sakta ose jo që në momentin kur mbarojnë provimin. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe pyetjet janë të ndara sipas nivelit, pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira. Të gjitha pyetjet janë me alternativë, por kandidatët duhet të tregojnë kujdes sepse vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë.

Arsimi bazë merr 60% të buxhetit Pajisja me laboratorë e të gjitha shkollave
Pas prezantimin nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të buxhetit 2012,është bërë publik se ku do të shkojnë lekët për arsimin vitin e ardhshëm. Parashikimet se vitin e ardhshëm do të kishte një investim akoma më të madh se vitet e kaluara, nuk janë arritu,r por gjithsesi do të bëhen një sërë investimesh për rikonstruktimin e shkollave dhe për ndërtimin e disa shkollave të tjera. Gjithashtu përparësi do të ketë dhe rritja e cilësisë në të gjitha nivelet arsimore duke filluar nga arsimi bazë deri të studimet e larta. Për vitin e ardhshëm, buxheti për arsimin do të zërë vetëm 2.8% të PPB-së që është një nivel i ulët krahasuar me objektivat e vendosura nga qeveria për reformën në arsim. Ministria ka planifikuar rritje fondesh vetëm për arsimin profesional, të gjitha ciklet e tjera nuk do të kenë shtim të konsiderueshëm fondesh, por do të bëhen disa rikonstruksione dhe do të pajiset shkollat dhe universitetet me laboratorë të rinj.

Çfarë parashikon buxheti?
Në ndarjen që i bëhet buxhetit për të gjitha ka një shpërndarje fondesh për secilin nivel arsimor. Arsimi bazë do të marrë 60% të buxhetit të planifikuar për arsimin,13% do t’i jepen arsimit të mesëm, 6.5% arsimi profesional dhe 16% arsimi i lartë. Fondi për kërkimin shkencor edhe këtë vit do të mbetet në parametra të pandryshueshme, 262 milionë lekë të vjetra dhe sipas ekspertëve, është shumë i ulët për prioritetet që ka qeveria.

Investimet

Duke parë buxhetin për arsimin për vitin e ardhshëm shikohet se ka një sërë investimesh për sa i përket rikonstruktimit të disa shkollave dhe projekteve për ndërtimin e tyre. Si në arsimin e bazë, por dhe në atë të mesëm shikohet se do të bëhet rregullimi total i shkollave dhe pajisja e tyre me të gjithë kushtet siç janë laboratorët apo interneti. Ja disa investime që do të bëhen: Ndërtimi i shkollës së mesme, Peshkopi, Dibër; ndërtimi i shkollës së mesme, Kënetë, Durrës. Krijimi i laboratorëve virtuale për arsimin bazë, pajisje mobilieri për laboratorë, arsimi bazë; krijimi i laboratorëve virtuale për arsimin e mesëm; ndërtim konvikti për shkollën profesionale të IPA-s rikonstruksion, Shk. Teknike “Isuf Gjata” Korçë, Bashkia Korçë; rikonstruksion i shkollës së agrobiznesit Korçë, Bashkia Korçë. Ndërtimi i shkollës 9- vjeçare Bathore 5, Tiranë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare B. Curri, Tropojë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Bathore 6, Tiranë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Mark Lula”, Shkodër.

Projektet
Në vitet e ardhshme pritet të vihen në zbatim disa projekte, sidomos për ndërtimin e disa shkollave të reja, por hartimi i projekteve do të fillojë që vitin e ardhshëm. Projekte të tilla do të jenë, si “Projekti Cilësi dhe Barazi në Arsim” që do të hedhë bazat si në ndërtimin e shumë shkollave, por dhe të rritjes së cilësisë në mësimdhënie. Ky projekt, për pajisjen e të gjithë nxënësve me të gjitha mjetet e duhura parashikon që çdo shkollë të mos ketë mungesa materiale si laboratorët, por dhe të mos ketë mungesa në stafin e mësuesve dhe pedagogëve që të rritet cilësia mësimore. Gjithashtu, projekti do të synojë që të ketë zhvillime dhe në arsimin e lartë duke filluar me studimet që do të bëhen për fushat e reja kërkimore dhe për bashkëpunimin që do të kryhet midis universiteteve shqiptare dhe universiteteve të huaja.

Universitetet
Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë universitetin vitin e ardhshëm do të kenë më shumë mundësi për të fituar. Kjo falë shtimit të kuotave që do të bëhet nga ministria. Në buxhet është parashikuar një rritje deri në 5% e kuotave të vitit të kaluar, por sipas disa zyrtarëve të ministrisë, mësohet se më vonë qeveria do të miratojë një tjetër rritje që mund të arrijë deri në 7 ose 8 % e fituesve të vitit të kaluar. Pra, nëse këtë vit u pranuan
25 mijë studentë të rinj vitin tjetër do të shtohen deri në 28 mijë studentë që do të fillojnë studimet për herë të parë.

Ky zë u postua te Mbi arsimin. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s