Këshilli Kombëtar Studentor: Studentët nuk i njohin programet e kandidatëve



KKS publikon anketën studimore në nivel kombëtar. Studentët të pa informuar. 63 % nuk njohin këshillin e fakultetit dhe senatin e universitetit

Studentët shprehen se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në shumicën e rasteve ka vetëm një kandidat.

Këshilli Kombëtar Studentor publikon anketën e realizuar në nivel kombëtar me 1000 studentë të universiteteve publike të vendit lidhur me zgjedhjet e 20 shkurtit.

Në këtë anketë, studentët janë shprehur se ata nuk i njohin programet e kandidatëve garues, dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë takuar fare ata, por vetëm lotues të tyre. Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Studentor, Esiona Konomi, u shpreh në një njoftim për shtyp se studentët nuk do ta votojnë një kandidat të caktuar për programin e tyre.
“Studentët nuk do të votojnë programet pasi ato i njohin vetëm 7% e studentëve të anketuar. vetëm 24 % e të pyeturve do të përzgjedhin një kandidat prej programit, shumica prej tyre do ta bëjnë zgjedhjen bazuar në daljet mediatike të kandidatit. Gjatë intervistave studentët janë shprehur se kandidatët thuajse nuk kanë programe, ose në rastin më të keq, janë kopje e programeve të katër viteve më parë,” u shpreh përfaqësuesja e KKS, Esiona Konomi.
Njëkohësisht, shumica e studentëve mendojnë se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në disa raste ka vetëm një kandidat , dhe procesit i dihet që në fillim fituesi. por studentët nuk njohin as funksionet e organeve kolegjiale si këshilli i fakultetit dhe senati i universitetit. Përfaqësuesja e KKS, Esiona Konomi, u shpreh:
“Vetëm 28 % e studentëve besojnë se vota e tyre bën diferencën, ndërsa 37% janë shprehur se vota e tyre nuk ka asnjë rëndësi pasi ka vetëm një kandidat për shumicën e posteve drejtuese. gjatë anketës studentët janë shprehur se nuk e dinë se do të votojnë për senatin e universiteti dhe këshillin e fakultetit. 63 % e të pyeturve nuk i njohin farë funksionin e këtyre organeve vendimmarrëse.”
Megjithëkëtë, KKS raporton se studentët besojnë tek një proces i rregullt dhe i pacenueshëm dhe deri tani nuk kanë pasur presione të shkëmbimit të votës përmes notës si formë pushteti.
“ E rëndësishme është se studentët besojnë tek një proces zgjedhor i rregullt dhe pa probleme. vetëm 5% e të pyeturve dyshojnë se do të ketë ndërhyrje në procesin e numërimit të votave. ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit duket se studentët nuk janë vënë përballë pushtetit të notës në shkëmbim të votës së tyre. 58% e studentëve që i janë përgjigjur sondazhit tonë, pohojnë se nuk u është bërë presion përmes notës, “ u shpreh në njoftimin për shtyp, përfaqësuesja e KKS-së.
Sipas Këshillit Kombëtar Studentor, studentët janë shprehur në sondazh se gjatë takimeve me disa prej kandidatëve u kanë kërkuar atyre informatizimin e të dhënave dhe dixhitalizimin e sekretarive mësimore. ky sondazh u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i rolit të studentëve në vendimmarrje dhe lotimi i interesave të tyre përmes medias studentore”, zbatuar nga KKS dhe i mbështetur financiarisht nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile.

Esiona Konomi

Ky zë u postua te Aktivitete. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s