Kandidatët për antarë të këshillit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Këshilli i fakultetit është organ kolegjial vendimarrës, që programon e përcakton, në bazë të propozimeve të departamenteve, përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit.

Ai propozon për programe të reja studimi ose të kërkimit shkencor; për hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh ose njësish të tjera; merr vendime për problemet financiare të fakultetit, në përputhje me autoritetin që i është deleguar atij; shqyrton dhe miraton raportin vjetor të dekanit për veprimtarinë mësimore dhe kërkimin shkencor. Këshilli i fakultetit i propozon senatit akademik planin strategjik të zhvillimit të fakultetit dhe mbikëqyr realizimin e tij. Këshilli i fakultetit kryesohet nga dekani. Ja cilët janë kandidatët:

Esiona Savri Konomi
është një prej kandidatëve që konkurron për postin si anëtare e këshillit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Esiona ka lindur në 10 maj të vitit 1990 në qytetin e Vlorës. Ka kryer arsimin e mesëm në shkollën “Halim Xhelo” në vitin 2004-2008. Më pas ka vazhduar studimet ne fakultetin e Historisë dhe Filologjisë , dega Gazetari dhe Komunikim. Pasi është diplomuar në këtë fushë Esiona vazhdon masterin shkencor për Marrdhënie me Publikun po në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit.Angazhimet e Esionës në lidhje me arsimin kanë qënë të shumta duke filluar si anetare e këshillit studentor në mars të 2010, duke vazhduar më pas si kryredaktore e gazetës “Studenti Shqiptar”. Disa nga pikat e programit të saj janë :Lobimi në organet kolegjiale për dhënien e provimit të TOEFL-it pranë strukturave publike universitare. Qëndrimi kundërshtues ndaj rritjes së mëtejshme të tarifave vjetore të shkollimit. Përfshirja e studentëve në kërkime shkencore. Slogani i Esionës është “Së bashku për zërin e studentëve”.

Xhulia Hamdi Bygjymi është një tjetër konkurrente që garron në zgjedhjet e 20 shkurtit si anëtare e Senatit Akademik të Tiranëse dhe këshillit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë .Ka lindur më 5 prill të vitit 1991 në qytetin e Kavajës ku ka kryer dhe shkollën e mesme “Aleksandër Moisiu” në vitet 2005-2009.Vazhdon shkollën e lartë në fakultetin e historisë dhe te filologjisë dega Gjeografi, viti i tretë. Xhulia është përfaqësuese e vitit të tretë të gjeografisë në këshillin studentor. Zotëron disa gjuhë të huaja si anglisht dhe italisht. Duke filluar nga 22 prilli dhe deri më tani ajo është kryetare e klubit studentor të edukimit mjedisor. Disa nga pikat e programit të saj janë: Heqja e stazhit të punës, lobimi i Toefl-it, heqja e kërkeseë për master për studentët e fakulteteve private. Slogani i saj është “Së bashku për ndryshim, që fjalët të mos mbesin thjesht fjalë por të krijohet ura lidhëse ndërmjet studentëve dhe strukturave të fakultetit”.


Medina Alqi Mujo
gjithashtu kandidon për postin e anëtares së këshillit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Ka lindur në 17 gusht të vitit 1991 në qytetin e Beratit. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Bab Dub Karbunara” në vitin 2005-2009. Tani vazhdon studimet e larta në fakultetin e Historisë dhe filologjisë dega Gjeografi viti i tretë.Ajo zotëron mjaft mirë gjuhën angleze dhe italiane.Përveç shkollës një tjetër angazhim i saj është dhe integrimi i fëmijëve , si dhe zgjidhja e problemeve të tyre nëpërmjet strukturave ndihmëse të Unicef-it në qarkun e Beratit . Kandidon për herë të parë në këtë post duke lobuar fort për një të ardhme më të sigurtë për studentët në fushën e arsimimit të tyre. Pika më e rëndësishme e programit të saj është realizimi i uljes së krediteve deri në 20 kredite në vitin e parë.


Admir Shkëlqim Qerimi
është një prëj gjashtë kandidatëve që konkurrojnë për postin e anëtarit të këshillit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Ka lindur në qytetin e Burrelit në 14 gusht të vitit 1993 , ku ka kryer dhe arsimin e mesëm në shkollën “28 Nëntori”.Ka njohuri të mira mbi gjuhën angleze.Tashmë vazhdon shkollën e lartë në Tiranë në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë , dega Histori viti i parë. Ai pohon se është hera e parë që përfshihet në struktura të tilla dhe shpreson që kjo iniciativ të shërbej si shtysë për aktivitete të tjera të këtij formati në të ardhmen. Slogani i tij besomëni votën tuaj dhe së bashku do shkojmë larg. Sipas tij platforma që paraqet është e qartë dhe konccize për tu kuptuar nga të gjithë . Ashtu si Admiri dhe konkurrentët e tjerë janë në pritje të datës 20 shkurt për të fiiluar një nismë të re si pjesë e këtyre strukturave. Kjo datë është vendimtare për të gjithë konkurrentët, deri atëherë lobimi për programet e gjithsecilit do të vazhdojë.


Albano Ymer Idrizi: Bashkëpunimi me studentët, pika ime e fortë

Për një përfaqësim dinjitoz! Me këtë moto paraqitet kandidati Albano Ymer Idrizi në betejën për anëtar të Këshillit të Fakultetit.
21-vjeçari, student i vitit të tretë në degën e historisë vjen me një CV të pasur të aktiviteteve të tij në jetën studentore. Edhe pse me eksperienca si zëvendës kryetar i këshillit studentor të fakultetit të Histori-Filologjisë, senator i departamentit të historisë apo edhe anëtar i Akademisë së Liderve të Rinj, Idrizi shprehet se dëshiron të provojë veten në një detyrë të re me më shumë përgjegjësi.
Platforma e tij zgjedhore ka në themel bashkëpunimin me studentët. Por jo vetëm kaq. Albano synon të sigurojë pajisjen e universitetit me shërbimin Wirless falas për çdo student.
Një tjetër pikë e fortë e programit të tij është përmirësimi i sitemit dixhital të informimit dhe rritja e shërbimit ndaj studentëve.


Stefan Petro Tetollari
është student i vitit të tretë në degën e historisë, i cili për herë të parë kandidon për anëtarë të Këshillit të Fakultetit. Pasioni dhe këmbëngulja për të ecur përpara dhe për ta çuar punën deri në fund, sipas tij është ajo çka e favorizon.“Të më votoni do të thotë të besoni në aftësinë time që dëshirat dhe nevojat tuaja të plotësohen”. Kjo është motoja e tij që e shoqëron në rrugëtimin për të përfaqësuar zërin e studentëve.
Edhe pse në kandidaturën e tij të parë të një rëndësie të tillë, Tetollari vjen me një platformë të shkurtër, por konçize. “ Mendoj se TOEFLI vetëm sa i kufizon studentët dhe për këtë arsye do ta ngre zërin e tyre për të kuptuar se mbrojtja e anglishtes realisht nuk i favorizon, por i kushtëzon ata”, shprehet ai.
Mjete më të mira komunikimi, më shumë libra studimorë, ekspedita mësimore e laboratorë që mundësojnë zhvillimin jo vetëm teorik, por edhe praktikë të studentëve, janë pikat më të forta të programit të tij, me të cilat ai shpreson të kontribuojë në arsim.

Ky zë u postua te Njoftime. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s