Konferenca studentore

Postuar tek Aktivitete | Lini një koment

Konferenca Studentore

Postuar tek Aktivitete | Lini një koment

Provimi për profesionet, do bëhet në mënyrë elektronike

Ekpertët e arsimit kanë publikuar pyetjet dhe tregojnë mbi proçedurat se si do të bëhet, provimi i shtetit për 11 profesionet i cili do të bëhet pas datës 15 janar. Ky është një test shembull. Ai përmban 50 pyetje me alternativë. Provimi do të bëhet elektronikisht dhe fillimisht do të vendoset gishti në aparaturë ku do të dalin në ekranin e kompjuterit të dhënat personale të kandidatit dhe më pas do të testohen. Autoritetet e arsimit shpjegojnë se në këtë test nuk ka vend për abuzime, sepse kandidatët do të ballafaqohen me përgjigjet nëse janë të sakta ose jo që në momentin kur mbarojnë provimin. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe pyetjet janë të ndara sipas nivelit, pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira. Të gjitha pyetjet janë me alternativë, por kandidatët duhet të tregojnë kujdes sepse vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë.

Arsimi bazë merr 60% të buxhetit Pajisja me laboratorë e të gjitha shkollave
Pas prezantimin nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të buxhetit 2012,është bërë publik se ku do të shkojnë lekët për arsimin vitin e ardhshëm. Parashikimet se vitin e ardhshëm do të kishte një investim akoma më të madh se vitet e kaluara, nuk janë arritu,r por gjithsesi do të bëhen një sërë investimesh për rikonstruktimin e shkollave dhe për ndërtimin e disa shkollave të tjera. Gjithashtu përparësi do të ketë dhe rritja e cilësisë në të gjitha nivelet arsimore duke filluar nga arsimi bazë deri të studimet e larta. Për vitin e ardhshëm, buxheti për arsimin do të zërë vetëm 2.8% të PPB-së që është një nivel i ulët krahasuar me objektivat e vendosura nga qeveria për reformën në arsim. Ministria ka planifikuar rritje fondesh vetëm për arsimin profesional, të gjitha ciklet e tjera nuk do të kenë shtim të konsiderueshëm fondesh, por do të bëhen disa rikonstruksione dhe do të pajiset shkollat dhe universitetet me laboratorë të rinj.

Çfarë parashikon buxheti?
Në ndarjen që i bëhet buxhetit për të gjitha ka një shpërndarje fondesh për secilin nivel arsimor. Arsimi bazë do të marrë 60% të buxhetit të planifikuar për arsimin,13% do t’i jepen arsimit të mesëm, 6.5% arsimi profesional dhe 16% arsimi i lartë. Fondi për kërkimin shkencor edhe këtë vit do të mbetet në parametra të pandryshueshme, 262 milionë lekë të vjetra dhe sipas ekspertëve, është shumë i ulët për prioritetet që ka qeveria.

Investimet

Duke parë buxhetin për arsimin për vitin e ardhshëm shikohet se ka një sërë investimesh për sa i përket rikonstruktimit të disa shkollave dhe projekteve për ndërtimin e tyre. Si në arsimin e bazë, por dhe në atë të mesëm shikohet se do të bëhet rregullimi total i shkollave dhe pajisja e tyre me të gjithë kushtet siç janë laboratorët apo interneti. Ja disa investime që do të bëhen: Ndërtimi i shkollës së mesme, Peshkopi, Dibër; ndërtimi i shkollës së mesme, Kënetë, Durrës. Krijimi i laboratorëve virtuale për arsimin bazë, pajisje mobilieri për laboratorë, arsimi bazë; krijimi i laboratorëve virtuale për arsimin e mesëm; ndërtim konvikti për shkollën profesionale të IPA-s rikonstruksion, Shk. Teknike “Isuf Gjata” Korçë, Bashkia Korçë; rikonstruksion i shkollës së agrobiznesit Korçë, Bashkia Korçë. Ndërtimi i shkollës 9- vjeçare Bathore 5, Tiranë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare B. Curri, Tropojë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare Bathore 6, Tiranë; ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Mark Lula”, Shkodër.

Projektet
Në vitet e ardhshme pritet të vihen në zbatim disa projekte, sidomos për ndërtimin e disa shkollave të reja, por hartimi i projekteve do të fillojë që vitin e ardhshëm. Projekte të tilla do të jenë, si “Projekti Cilësi dhe Barazi në Arsim” që do të hedhë bazat si në ndërtimin e shumë shkollave, por dhe të rritjes së cilësisë në mësimdhënie. Ky projekt, për pajisjen e të gjithë nxënësve me të gjitha mjetet e duhura parashikon që çdo shkollë të mos ketë mungesa materiale si laboratorët, por dhe të mos ketë mungesa në stafin e mësuesve dhe pedagogëve që të rritet cilësia mësimore. Gjithashtu, projekti do të synojë që të ketë zhvillime dhe në arsimin e lartë duke filluar me studimet që do të bëhen për fushat e reja kërkimore dhe për bashkëpunimin që do të kryhet midis universiteteve shqiptare dhe universiteteve të huaja.

Universitetet
Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë universitetin vitin e ardhshëm do të kenë më shumë mundësi për të fituar. Kjo falë shtimit të kuotave që do të bëhet nga ministria. Në buxhet është parashikuar një rritje deri në 5% e kuotave të vitit të kaluar, por sipas disa zyrtarëve të ministrisë, mësohet se më vonë qeveria do të miratojë një tjetër rritje që mund të arrijë deri në 7 ose 8 % e fituesve të vitit të kaluar. Pra, nëse këtë vit u pranuan
25 mijë studentë të rinj vitin tjetër do të shtohen deri në 28 mijë studentë që do të fillojnë studimet për herë të parë.

Postuar tek Mbi arsimin | Lini një koment

Fondi i Ekselencës, brenda vitit 2013 do të përfitojnë 300 kandidatë

Tafaj: Vitin e ardhshëm do të kemi 220 kandidatë
“Do të mbështesim çdo vajzë dhe djalë që aplikon në 15 universitetet e para të botës, pavarësisht nga numri i tyre që fitojnë, ndaj dhe duhet të gjejmë një mekanizëm, që të inkurajojmë të gjitha ekselencat, nga matura, vitet e para, vitet në vazhdim, që me guxim dhe kurajë të aplikojnë në këto universitete”. Kjo ka qenë deklarata e bërë dje nga Kryeministri Berisha në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Fondit të Ekselencës. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka falënderuar Kryeministrin për investimin që po bëhet për këtë kategori studentësh. Vitin e kaluar ishin 65 kandidatë që përfituan nga fondi që jep qeveria, ndërsa për këtë vit pritet dyfishimi i numrit të studentëve të shkëlqyer. Hapja e regjistrimeve do të bëhet më 9 janar dhe do të mbyllen më 30 janar, ku çdokush do të ketë mundësinë të aplikojë falë edhe regjistrimeve që do të bëhen me postë.

Kryeministri
“Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, diaspora e çdo shqiptar kudo që ndodhet”, – theksoi Berisha. Kryeministri e cilësoi diplomimin e studentëve të ekselencës si një simbol të forcës së mendimit, duke siguruar se parësore për qeverinë është rritja e cilësisë së mësimdhënies. “Ne sot kemi rreth 67 kandidatë të cilët kanë përfituar nga Fondi i Ekselencës dhe në total brenda 2013-s do të ketë 300 përfitues. Ky është një hap i mirë përpara, por unë ju bëj thirrje të gjejmë të gjitha rrugët dhe mekanizmat për ta shumëfishuar këtë kontigjent. Unë ju garantoj që i vetmi fond që është pa limit është ky fond. Ne do të mbështesim çdo kandidat që aplikon në 15 universitetet më të mira të botës”, – ka theksuar Berisha. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka shtuar se një arritje e madhe është edhe rritja e numrit të studentëve që këtë vit kap shifrën 49 studentë për 1 mijë banorë. “Kjo është një arritje epokale, historike, por jetike mbetet cilësia në shkollat tona të larta. Duhet të bëjmë çdo investim që në mënyrë të vazhdueshme të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe të inkurajojmë kërkimin shkencor si kusht për të përmbushur misionin tonë”, – ka shtuar Kryeministri. Sipas Berishës, duhet bërë gjithçka, duhet bërë çdo investim, në mënyrë që dora-dorës, në mënyrë të vazhdueshme të rrisim cilësinë e mësimdhënies. “Duhet të bëjmë gjithçka, të inkurajojmë kërkimin shkencorë si kushtin më themelor, që institucionet tona të arsimit të lartë, të përmbushin misionin e tyre”, – tha kreu iqeverisë. Burokracia nuk duhet të jetë pengesë për mbështetjen e studentëve më të shkëlqyer dhe dërgimin e tyre për të studiuar në universitetet më të mira të botës. Kjo ishte deklarata e djeshme e Kryeministrit Sali Berisha, në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave për studentët e ekselencës. Në këtë fillim viti, kryetari i qeverisë u shpreh se nga Fondi i Ekselencës për këtë vit kanë përfituar 67 kandidatë dhe premtoi se brenda vitit 2013 do të përfitojnë 300 kandidatë. Berisha kërkoi që nga ky fond të përfitojnë studentët e shkëlqyer nga të gjitha trevat shqipfolëse, si nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora.
“Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond të përfitojnë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, diaspora e çdo shqiptar kudo që ndodhet”, tha Kryeministri. Ai e cilësoi diplomimin e studentëve të ekselencës si një simbol të forcës së mendimit, duke siguruar se parësore për qeverinë është rritja e cilësisë së mësimdhënies.
Në këtë kontekst, kreu i shtetit u bëri thirrje rektorëve, dekanëve dhe pedagogëve që të bëjnë gjithçka për të shtuar numrin e studentëve ekselentë.
“Do të bëjmë gjithçka, çdo investim që të rrisim në mënyrë të vazhdueshme cilësinë e mësimdhënies. Do të kërkoja nga ju dekanë, rektorë, pedagogë të bëjmë gjithçka që të shtojmë numrin e tyre që duhet të studiojnë në universitetet më të mira. Të mos jetë burokracia një pengesë për të mbështetur të gjithë ata studentë të shkëlqyer”, tha Kryeministri i vendit gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve më të mirë.

Ministri Tafaj
Në të njëjtën linjë si Kryeministri ka qenë edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili i ka vlerësuar studentët e ekselencës si më të mirët e sistemit arsimor. “Në 67 kandidatët e shpallur fitues në vitin e fundit, që sapo kanë filluar studimet në shkollat e huaja, 19 studentë ndjekin bachelor dhe master në 15 universitetet më të mira të botës, 41 të rinj mbështeten për të kryer studimet e doktoratës. Sivjet, për herë të parë, vlerësohen me çmim për kërkime postdoktorate 2 mjekë të rinj të talentuar, që janë shquar për botimet e tyre në shkallë ndërkombëtare dhe punojnë në fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe në klinikat e QSUT-së”, – tha ministri Tafaj. Sipas ministrit, për vitin 2012 buxheti i miratuar për Fondin e Ekselencës mundëson mbështetjen e rreth 50 kandidatëve të tjerë. Kjo do të mundësoj që në vitin 2012, me Fondin e Ekselencës të mbështeten rreth 220 kandidatë, ku rreth 200 profesorë të rinj me kualifikime ndërkombëtare do t’i shtohen sistemit të arsimit të lartë brenda 10-15 viteve që vijnë. Gjithashtu, ministri u ka bërë thirrje studentëve që të shfrytëzohen edhe programet ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë ato të BE-së (Tempus, FP7 Erasmus etj.), sepse në këtë mënyrë do të mundësohet që të gjithë studentët e shkëlqyer të mund të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të botës.

Çfarë përmban Fondi i Ekselencës?
Fondi i Ekselencës është një fond për studentët e shkëlqyer që duan të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të botës. Çdo student, nëse do të fitojë të drejtën për të studiuar në një nga 15 universitetet më të mira në botë, do të këtë mundësinë të fitojë bursë nga qeveria shqiptare. Këta studentë duhet të pranojnë të punojnë së paku 3 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të doktoratës apo postdoktoratës jashtë shtetit. Ata nuk duhet të jenë njëkohësisht përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk duhet të kenë të ardhura personale mbi 20 000 lekë në muaj.

Cilët studentë do të përfitojnë?

Përfituesit nga ky fond do të jenë disa kategori studentësh që duan të vazhdojnë studimet jashtë. Studentët që kanë arritur notën mesatare mbi 9, për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore, ose përkatësisht mbi 8 për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës dhe mbi 8.5 për shkencat ekonomike e shoqërore për studimet e kryera jashtë shtetit në secilin cikël studimi. Përfitues do të jenë edhe fituesit në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare me reputacion, në formë çmimesh si nxënës dhe studentë të klasifikuar në tri vendet e para, studentë dhe doktorantë që kanë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare me rezultatin “shkëlqyer” në një universitet të huaj, që renditet në 30 më të mirat e botës. Gjithashtu, përfitojnë studentët që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, kur janë pranuar në një nga këto universitete për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit, si dhe ata që janë pranuar dhe kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore. Në kategoritë që përfitojnë do të jenë dhe autorët e botimeve me nivel të lartë shkencor, të vlerësuar edhe jashtë vendit, të cilët përfitojnë çmime dhe mbështetje financiare për artikujt shkencorë origjinalë dhe analizat shkencore, pranuar në revistat shkencore të huaja, që janë të indeksuara, me faktor impakti mbi 2.0.

Fituesit
Përzgjedhja e kandidatëve kryhet para fillimit të çdo viti akademik nga komisione përzgjedhëse, të ngritura me urdhër të ministrit të Arsimit dhe e Shkencës. Këto komisione kanë në përbërje profesorë të universiteteve, në varësi të fushës, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur dhe masa e bursës për secilin prej tyre miratohen nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, pasi kandidati të ketë nënshkruar deklaratën e miratuar nga ministri për punësim në Shqipëri. Lista botohet në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.

Bursat
a) Bursa të posaçme për studentë që bëjnë studimet e doktoratës jashtë shtetit.
b) Bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime “Bachelor” ose “Master” në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës, si dhe ata që janë pranuar e kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, teknologji informacioni, matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore.
c) Bursa të posaçme për shkencëtarë të rinj, që bëjnë studimet e postdoktoratës jashtë shtetit.
ç) Çmime/shpërblime për studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare.
d) Çmime/shpërblime dhe mbështetje financiare për botime shkencore, me nivel të lartë shkencor, të vlerësuara edhe jashtë vendit.

15 universitetet më të mira të botës:

1. Harvard University US
2. University of Cambridge UK
3. Yale University US
4. University College London UK
5. Imperial College London UK
6. University of Oxford UK
7. University of Chicago US
8. Princeton University US
9. Massachusetts Institute of Technology US
10. California Institute of Technology US
11. Columbia University US
12. University of Pennsylvania US
13. Johns Hopkins University US
14. Duke University US
15. Cornell University US

Hapja e regjistrimeve do të bëhet më 9 janar dhe do të mbyllet më 30 janar, ku çdokush do të ketë mundësinë të aplikojë falë edhe regjistrimeve që do të bëhen me postë.

Çdo student, nëse do të fitojë të drejtën për të studiuar në një nga 15 universitetet më të mira, do të këtë mundësinë të fitojë bursë nga qeveria shqiptare.

Postuar tek Mbi arsimin | Lini një koment

Postuar tek Mbi arsimin | Lini një koment

Të studiosh në Gjermani – në rritje interesimi i të rinjve në Shqipëri

Të gjitha ambjentet e Qendrës Gjermane në Tiranë (Deutschzentrum) janë të mbushura plot me të rinj të cilët krejt të shpenguar pyesin, klikojnë në internet, apo marrin broshura për ti shfletuar më vonë. Bashkë me ta janë dhe prindër ose të afërm, edhe ata po kaq kureshtarë për ofertat gjermane. Organizimi është i tillë që cilido që pyet e merr përgjigjen drejtpërdrejt nga punonjësit e Shërbimit të Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD), apo dhe nga pedagogët e Deutschzentrum – Tirana. Ata që duken më të interesuar në panair janë maturantët, kryesisht ata që kanë nivel shumë të mirë të gjuhës gjermane, por nuk mungojnë dhe ata që njohin shumë mirë gjuhën angleze.
Të rinjtë: Gjermania ofron mundësi shumë të mira studimi
Sonja është maturante në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, dega gjermanisht. Ajo është e përzgjedhur nga DAAD i për të aplikuar për bursë studimi në Gjermani, për specialitetin ekonomi. Ajo ndjehet si në ethe deri sa të marrë përgjigjen përfundimtare, pas rreth 2 muajsh: Mendoj se Gjermania më ofron kushtet, mirëqënia është e lartë shkollat janë të mira, shpjegon ajo për Deutsche Welle-n, arsyet pse ka dëshirë të ndjekë studimet atje.
Kurse Xhentila ka një argument tjetër për këmbënguljen që ka për të vazhduar studimet në një universitet në Gjermani. Pak kohë më parë ajo si fituese e olimpiadës së gjuhës gjermane në Shqipëri, bëri një udhëtim njëmujor në Gjermani, nga ku ka ende mbresa të jashtëzkonshme: Vizituam një universitet në Berlin dhe atje lexova disa revista dhe infromacione rreth DAAD-it. Nuk është se e kam patur në mendje më parë, por pas atij informacioni që mora pashë se kushtet e universitetit ishin shumë të mira, të ofronte shumë, profesorët ishin shumë miqësorë.
Traditë disavjeçare – organizimi i veprimtarive informuese për të rinjtë që duan të studiojnë në Gjermani
Jürgen Rohling, përfaqësues e DAAD-it në Shqipëri, thotë për Deutsche Welle-n, se një veprimtari e tillë është kthyer tashmë në traditë në Shqipëri, pasi organizohet prej vitesh.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Jürgen Rohling, përfaqësues i DAAD-it në Shqipëri.Janë shumë organizata gjermane që operojnë këtu dhe ky është një rast i mirë që të bashkëbisedojmë dhe të bashkërendojmë punën me të gjithë të interesuarit. Kryesisht ata që kanë dëshirën që të njohin infrastrukturën arsimore gjermane. Të njohin nga afër çdo procedurë që i regjistron ata në një universitet, dokumentat e nevojshme, çertifikatat gjuhësore, gjithçka duhet.
Rohling thotë se takimi kësaj rradhe zhvillohet për herë të parë në mjediset e Deutschzentrum – Tirana, një nga pikat më të njohura për shqiptarët që mësojnë gjermanisht ose kërkojnë të thellojnë njohuritë në këtë gjuhë.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Brigitte Günther, drejtore e Qendrës Gjermane në Tiranë.
Flavia 16 vjeçarë, sapo ka përfunduar kontaktet me orientuesit për mundësitë e studimit në Gjermani. Ajo thotë se u interesua më shumë për dy degë, diplomaci dhe anglisht: I kam pasion gjuhët. Kam qenë një javë në Gjermani dhe kam përshtypje shumë të mira. Studimi jashtë vendit do të ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua, thotë ajo për Deutsche Welle-n.
Kurse shoku i saj i shkollës, Krati, ka treguar vëmendje për degën e studimeve europiane: Kam parë për disa shkolla. Unë kam bërë një vit studimesh në Gjermani. Kur isha në vitin e dytë në shkollë të mesme vazhdova një vit në Jena. Atje mësova më mirë gjuhën. Në Gjermani ka shkolla të mira dhe mundësi të mira për studimet .
Synohet kontakti i drejtpërdrejtë me të rinjtë
Njëra nga bashkëorganizatoret e panairit është dhe e dërguara në Shqipëri e Institutit Gëte, Brigitte Günther, njëkohësisht drejtore e Deutschzentrum -Tirana:
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Si mund të studiojmë në Gjermani – nxënësit dhe studentët në panair tregojnë mjaft interes.Për ne kontakti i drejtpërdrejtë me të interesuarit ka rëndësi të veçantë pasi mund të sqarohen shumë më tepër pyetje se sa mund të bëhet nëpërmjet broshurave ose faqeve të internetit, thotë ajo për Deutsche Welle-n. Günther sapo ka marrë detyrën e drejtimit të Deutschzentrum Tirana dhe paralajmëron gjallërim të informacionit dhe për të gjitha nivelet e mësimit dhe të provimeve të gjuhes gjermane në qendër, si dhe së shpejti ofertën e përkthimit dhe në gjuhën shqipe të faqes së internetit të Institutit Gëte.
Organizatorët e panairit të informacionit mbi studimin, hulumtimin dhe bursat në Gjermani kishin përgatitur dhe shfaqje filmash e dokumentarësh në funksion të ndihmës për të gjithë vizitorët. Panairi u mbështet nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman, DAAD, nga Ambasada Gjermane në Shqipëri dhe Deutschzentrum-Tirana

Postuar tek Na shkruaj | Lini një koment

Te studiosh ne Angli

Universitetet e Mbreterise se Bashkuar (MB) konsiderohen nder universitetet me te mira ne bote. Ne renditjen e bere nga The Times mbi 200 universitetet me te mira boterore, perfshihen 29 institucione te MB 7 nga te cilet jane ne 50 me te miret. Emrat e njohur ne mbare boten sic jane Cambridge, Imperial College, Oxford dhe London School of Economics, bejne me se qarte te dallueshme kualitetin e arsimit te larte ne MB.

AVANTAZHET DISAVANTAZHET

+ Nje reputacion shume te mire boteror persa i perket diplomimeve universitare
+ Mesohet ne menyre perfekte gjuha Angleze
+ Familiarizimi i instutucioneve me studentet nderkombetare
+ Shumellojshmeri programesh dhe lidhje me vende te ndryshme ne Europe e bote – Kosto e larte e studimeve dhe jeteses
– Dyshimeve qe variojne te rriten mbi reputacionin e disa universiteteve
– Numer i madh studentesh nderkombetare ne disa disiplina.

Kendveshtrim i pergjitheshem i sistemit arsimor te larte

Universitetet e Mbreterise se Bashkuar (MB) konsiderohen nder universitetet me te mira ne bote. Ne renditjen e bere nga The Times (gazete Britanike) mbi 200 universitetet me te mira boterore, perfshihen 29 institucione te MB ,7 nga te cilet jane ne 50 me te miret. Emrat e njohur ne mbare boten sic jane Cambridge, Imperial College, Oxford dhe London School of Economics, bejne me te qarte e te dallueshme kualitetin e arsimit te larte ne MB.
Jane me shume se 130 institucione ne MB qe jane ne gjendje te ofrojne vende per studentet parauniversitare (undergarduate degree) ne anen tjeter kesaj liste i shtohen dhe 500 kolegje te cilet jane ne gjendje te ofrojne programe edukimi te llojeve te ndryshme. Ne keto institucione vihet re nje shumellojshmeri programesh akademike duke filluar nga llogaritar (accountancy) deri tek Zologjia (Zoology) qe do te thote se nga shkronja A deri tek Z-ja te gjitha kurset ofrohen ne MB.
Ne nivilein parauniversitar, bursat jane te veshtira qe te merren. Qeveria Britanike nuk ka skema te vecanta per administrimin e bursave, ato nepergjithesi jepen ne menyre te pjesshme nga vete universitetet dhe kolegjet. Duhet vene ne dukje se te gjithe aplikimet parauniversitare behen nepermjet nje agjensie te vecante qe merret vetem me kete pune. Emri i kesaj agjesie eshte UCAS (Universities & Colleges Admissions Service)http://www.ucas.com/ dhe shumica e aplikimeve behen online duke paguar nje shume prej £15 (pound). UCAS jep nje shifer prej 300,000 studentesh nderkombetare nga vende te ndryshme botes qe kane aplikuar nepermjet kesaj agjensie per te studiuar ne MB cdo vit. Ketu keni informacion mbi vizathttp://www.ukvisas.gov.uk/ dhe ketu mbi studimet parauniversitare dhe pasuniversitare http://www.educationuk.org/.
Kliko ketu per te lexuar informacionin se si merren vizat studentore per ne MB.
Klikoni ketu per me shume informacion si te aplikoni per studime ne MB (Angli)
Universitetet (flitet per ato undergratuade) ne Mbreterine e Bashkuar per studentet shqiptare dhe te gjithe studentet e tjere internacionale kushtojne shuma qe variojne nga £ 8,000- £15,000 ne vit, por kjo varet nga univeristeti qe zgjedh. Kuptohet se universitetet me emer si Oxford, Cambridge, LSE, Queen Mary etj kerkojne shuma te tilla si £15,000. Ndersa per studentet e Bashkimit Europian dhe studentet Britanike shuma qe duhet te paguajne per nje vit akademik eshte £3.000.
KENDVESHTRIM I PERGJITHSHEM
Te studiosh ne MB eshte nje eksperience e vecante dhe mjaft ngacmuese. MB ka nje histori shekullore dhe kjo demonstrohet me se miri ne qendren e saj Londer. Nuk ka rendesi nese eshte diten apo naten Londra ka gjithmone per te ofruar dicka per cdokend, kjo e ka kthyer ate si nje magnet per studentet nderkombetare.
Zhurma e Londres mund te ju bezdise sadopak ndoshta, por Anglia eshte e mbushur me vende te te bukura dhe relaksuese.
The Lake District dhe Cornwall do te ju japin mundesi per te kaluar nje fundjave te bukur dhe mjaft te qete. Gjithashtu ne qytete te tjera te banuara kryesisht nga studentet sic Oksfordi (Oxford) dhe Kembrixhi (Cambridge) jane mjaft terheqes dhe te mbushur ne me histori te ndryshme, ne te njejten kohe do te mahniteni nga arkitektura dhe bukuria qe ju rrethon.
Te jetosh ne MB nuk do mundesh ti shpetosh dot dashurise per sportin qe ka ky vend. Shumica e klubeve dhe diskove gjithone vendosin ne ekrane te medha ngjarje te ndryshme sportive
Studentet ne MB gjithashtu pefitojne nje variacion i madh zbritjesh qe ju behet atyre per produkte apo sherbime te ndryshme nepermjet NUS (National Union of Students) aplikimin per se se cilen e ben nepermjet universitetit ku qe regjistruar. Ju do te perfitoni zbritje ne transportin publik, teater, kinema, muzeume dhe restorante e fast-food te ndryshem.
Akomodimi i studenteve nderkombetare

Me shume se gjysma e studenteve internacionale qe studiojne ne MB zgjedhin akomodimin e ofruar nga universiteti qe zgjedhin. Zakonisht ky akomodim ndodhet prane vendit ku studioni, ne te do te keni mundesine te bisedoni me studente te tjere internacionale dhe gjithashtu do te keni sigurine e ofruar nga universiteti.
Ne keto konvikte zakonisht ndodhen 5-10 dhoma per koridor te cilat mund te kene banjo te perbashket ose te ndertuar mbrenda dhomes suaj. Guzhina dhe dhoma e ndenjes eshte e perbashket me studentet e tjere, ndonjehere me persona te te njejtit seks. Keto residenca ne te shumten e rasteve jane te sigurta dhe ruhen nga universiteti. Mbremje te ndryshme organzohen shpesh nga grupi qe eshte pergjegjes per residencen tuaj.
Ne konviktet e universitetit mund te qendrosh ne vitin e pare, ndoshta (me shume mundim) dhe te dytin por do te jete shume e veshtire te sigurosh nje vend per vitet qe ngelen. Kjo ndodh sepse institucionet arsimore ju japin me shume prioritet studenteve te rinj. Pas kesaj shumica e studenteve zgjedhin te jetone ne shtepi me qera te cilat ne te shumten e rasteve merren nga nje grup prej 3-4 ose me shume pesonash .
Kushtet klimaterike
MB ka nje klime te bute ne pergjithesi. Vera eshte e nxehte me pak shi, temperaturat ngrihen deri ne 30 grade. Dimri eshte shume i ftohte dhe me shume shi zakonisht dhe ne shumicen e kohes eshte i vrenjtur . Pranvera e mbush vendin kudo me gjelberim dhe ajer te paster, duke qene se Anglia ka parqe te medha me gjelberim te pafund. Vjeshta eshte mjaft piktoreske me gjethet e argjenda qe mbushin parqet dhe rruget cdo dite.

TANSPORTI
Anglia ka nje rrjet transporti shume te mire. Aeroplanet, treant, dhe autobuzet lidhin te gjitha qytetet ne menyre te rregullt dhe te organizuar. Udhetimi me makine eshte gjithashtu mjaft i lehte, me rruge te mira te paisura me sinjalistike moderne te cilat te cojne ne cdo vend.
Transporti publik gjithashtu eshte shume i mire. Metroja ne Londer e cila eshte ndertuar para luftes se dyte boterore ka nje rrjet shume te gjere lidhjesh te cilet jane ne pune cdo dite. Gjithashtu eshte i mundur dhe udhetimi me autobuze urbane te cilet jane pothuajse ne te gjithe MB. Vizitoni faqen zytare te transportit publik http://www.tfl.gov.uk/ dhe aty do te gjeni gjithcka qe ju nevojitet.

Postuar tek Na shkruaj | Lini një koment